Kërcen mbi muret mbrojtëse të ballkoneve dhe zbret nga kati i tetë i ndërtesës

0
Ballkon

Një praktikues i sportit ekstrem “parkour” ka rrëqethur të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin një video që e kishte filmuar ai vetë, ku shihet se si kërcen mbi mure duke zbritur nga kati i tetë i një ndërtese.

Michael Franko me sa duket nuk i frikësohet aspak vdekjes, sepse vazhdimisht sfidon veten në misione të rrezikshme, e më i fundit ishte zbritja nga ndërtesa në Southlake të Teksasit, transmeton Telegrafi.

Ky 19-vjeçar nuk hezitoi që të kërcej mbi muret mbrojtëse të ballkoneve, e kamerën për ta filmuar veten e kishte vendosur në helmetë.

Megjithatë veprimet e tij shpesh kritikohen, me arsyetimin se mund të shërbej si model për të rinjtë që mund të tentojnë të imitojnë lëvizjet e tij.

Artikulli i mëparshëmFinalja e Ligës së Kampionëve mund të zhvendoset nga Stambolli
Artikulli i radhësAloe Vera dhe kos – Të gjitha vlerat e trajtimit natyral të fytyrës