Nga Artan Hoxha
Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ngatërroi skenën e filmit me skenën e krimit. Skenën e filmit, ku interpretonte me pistoletë ne dorë mamaja e djalit të rrahur nga policët e tij për shkelje të ndalim qarkulimit tek parku i liqenit, ai e shfaqi me celularin e vet para deputetëve të Komisionit të Sigurisë si një skenë krimi.
Me kete synoi te relativizoje skenen e krimit te rrahjes policore te djalit minoren, transmetuar me ze e figure nga mediet. Por duke dashur te vere vetulla i nxorri vete syte vetes dhe policise se vet. Pasi u kap ne flagrance, si fajtori qe kur kembengul tregon se nuk pendohet, doli per te thene se nuk ishte ashtu sic dukej e se ia kishin nxjerre fjalet nga konteksti.
Kur perdori videon e mamase se djalit si argument kundersulmues e relativizues ne Komisionin e Kuvendit Ardi Veliu me gjasa ka qene i bindur se skena me pistolete e mamase vec me skene filmi nuk kishte te bente.
Me me shume gjasa ai duket ka menduar se pistoleta ishte e vertete pasi nese do te ishte loder skena e paraqitur sdo te kishte kurrfare vlere per te vene ne dyshim moralin e zonjes ne fjale dhe te djalit per pasoje. Edhe menyra me te cilen e komentoi videon ne fjale para deputeteve mbartte kete drame te rende morale te nje djali te shthurur te nje mamaje te shthurur qe mbante arme pa leje dhe e demonstronte me shoqerine e vet po aq te shthurur.
Por nese ka menduar vertet keshtu, perpara se te perdorte pamjet per argument moral ne Kuvend, ai duhet te kishte paditur mamane e djalit per armembajtje pa leje e te ndermerrte veprimet policore e ligjore adekuate. Ardi Veliu nuk veproi keshtu. Kjo eshte nje shkelje ligjore ne vetvete qe kompromenton ate dhe Policine e Shtetit, moralisht dhe profesionalisht.
Por, nese ka menduar se pistoleta eshte loder (ndaj nuk ka ndermarre veprime policore) atehere kjo eshte edhe me e rende si keqperdorim me ndergjegje i nje videoje private dhe transformim e falsifikim i fakteve per qellime denigrimi te mamase e djalit te saj e per relativizimin e krimit te policeve te vet e, aq me keq, duke synuar te ndikoje me kete komisionin parlamentar dhe, permes medies, gjithe opinionin publik.
Vete fakti i ketij zelli nga Ardi Veliu per te gjetur fakte e perdorur ato kunder mamase dhe djalit te saj, ne nje komision parlamentar ku askush nuk ia kerkoi e ku ai fare mire mund te mjaftohej me faktin se ndaj policeve po zhvillohej proces disiplinor e hetimor, ushqen pretendimin e zonjes se mbi te, pas dhunimit te djalit dhe kerkimit prej saj te drejtesise, po ushtrohet presion e kercenim. Kjo eshte tejet, tejet e rende.
Pas qartesimit se pamjet ishin skena te xhiruara filmi, ngulmimi i Ardi Veliut se paskerka qene keqinterpretuar tregon jo thjeshte ushtrimin nga ai te te drejtes per t’u mbrojtur penalisht por menyren se si ai e koncepton rolin dhe detyren e tij dhe te vete Policise se Shtetit.
Ne fakt, rasti Ardi Veliu nuk eshte nje rast i vecuar. Sjellje te dhunshme, pa reflektim, pa ndeshkim e pa kerkim ndjese jane te shumta e te shpeshta ne radhet e Policise se Shtetit. Por, duke qene Drejtor i Pergjithshem ky rast tregon se kjo sjellje, kjo menyre e konceptimit te ngjarjeve, roleve, proceseve, te te drejtave te qytetareve dhe te detyrimeve te policise nuk eshte thjeshte ceshtje rastesore por nje tipar qe pershkon vertikalisht dhe horizontalisht te gjithe strukturen e Policise se Shtetit.
Mundet qe Ardi Veliu ka vene ne pune strukturen policore per te gjetur fakte mbi mamane e djalit dhe/ose djalin. Ju eshte qepur me buke ne traste. Kjo kompromenton moralisht e profesionalisht ate dhe nje strukture te tere policore.
Mundet qe dikush t’ia kete dhene pamjet Ardi Veliu. Ne kete rast, nese ka vene strukturat policore ne pune per verifikimin e fakteve te ofruara kompromenton ato struktura moralisht e profesionalisht e nese nuk i ka vene ne pune tregon se i shperfill dhe se ai vepron si ti teket, pa strukture e pa filter.
Por, ngjarja e Ardi Veliut ka precedent. E ketille ishte video e policise algjeriane qe shalonte ne hu algjerianet kundershtare te regjimit e qe, nga Kryeministri yne, iu servir publikut sikur te ishte policia spanjolle qe shalonte ne hu spanjollet e pabindur me rregullat e karantines.
Mesazh domethenes e paralajmerues i Kryeministrit. Kur doli gabimi, ngaterrimi i Algjerise me Spanjen, Kryeministri kerkoi ndjese per anen formale te ngaterreses por jo ate substanciale. Ai i qendroi thelbit te mesazhit – dajakut. Ardi Veli dhe policia e tij nuk e zhgenjeu Kryeministrin e vet. Policia e perdori gjobat, dhunen e dajakun sa e ku mundi keto kohe pandemie.
Ndaj, Ardi Veliu, qe me apo pa dashje ngaterroi skenen e filmit me skenen e krimit, s’ka pse as te terhiqet e as te turperohet per faje ne thelb te njejta me ato te Kryeministrit kur, edhe ky, as terhiqet e as turperohet.
Kemi arritur c’kemi dashur – Nje Qeveri, Nje Polici.