Kryeministri Edi Rama ka dhënë lejen e ndërtimit të një kulle të re 25-katëshe pikërisht mbi territorin e hotel Vjosës në zemër të Tiranës dhe lejen e ndërtimit, një kompanie të lidhur ngushtë me biznesmenin Edmond Bego, i denoncuar si trafikant droge dhe mik i ngushtë i Taulant Ballës. Kompania në fjalë, dje “Romario” – e ka ndryshuar emrin dhe pronarin e sot quhet “Ana”, pasi “Romario” i dikurshëm i Edmond Begos u vu nën hetim nga prokuroria.
Këtë denoncim të fortë me dokumenta dhe me prova për pastrim parash të pista, ka bërë sot, Partia Demokratike, e cila ka hedhur poshtë mashtrimet e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili kishte deklaruar se në këtë truall do të ndërtohej një stacion modern, por në fakt, me firmën e Ramës provohet se trualli i është dhënë kullës së re në Tiranë.
Dy politikanët e PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe Ina Zhupa, pikërisht nga trualli ku ka nisur të ngrihet kulla e re 25-katëshe, 85 metra e lartë, i kanë bërë thirrje Prokurorisë të hetojë këtë pastrim parash të pista nga ana e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
“Dikur këtu më parë ishte i quajturi hotel Vjosa, i cili sot nuk është më. Erion Veliaj shkatërroi të gjitha banesat historike, në një kohë kur vëmendja e njerëzve ishte diku tjetër, tek shkatërrimi I një tjetër ndërtimi historik siç ishte Teatri Kombëtar, – tha Alibeaj.
U shkatërrua për ta vënë në dispozicion këtë truall të një përbindshi tjetër, 25 kate, me firmën e Edi Ramës, të kryebetonierit Erion Veliaj në dispozicion të arkitektit bashkëpunëtor të tyre, Vini Mass. Arkitekti që ka deklaruar se punon në Shqipëri vetëm me tre persona: Edi Ramën, Erion Veliajn dhe Vangjush Dakon. Ja ky është vendimi, i nënshkruar nga Edi Rama, i cili ka dhënë lejen e ndërtimit për kullën 25 katëshe që do të ndërtohet këtu pas nesh në territorin e hotel Vjosës. Zonja Ina Zhupa do të japë pak më tepër të dhëna se çfarë do të ndodhë me këtë truall.
Zhupa sqaroi: “Kjo kullë prapa nesh do të zërë një sipërfaqe prej rreth 38 mijë metra katrorë të tokës që bashkia Tiranë I ka marrë ish-hotel Vjosës dhe pronës publike. Do të jetë diku tek 25 kate e lartë, 5 kate nëntokësore dhe 85 me lartë. Jemi për të thënë se Erion Veliaj ka dalë para qytetarëve për të thënë se hotel Vjosa po prishej se këtu do të ndërtohej një stacion urbanësh modern. Siç mund ta shikoni, këtu nuk kemi asnjë stacion modern urbanësh, por themelet e një kulle të atyre që janë paratë e drogës dhe paratë e pista.
Pse e them këtë? Sepse lejen e ndërtimit e ka fituar një kompani që auhet Ana shpk. Kjo kompani ka administrator zonjën Mirela Zeraliu.
Zonja Zeraliu, ka qënë administrator dhe pronare e një firme tjetër para se të ndërtonte Ana shpk. e firmës Romario.shpk.
Romario shpk është nën hetim nga prokuroria shqiptare, sepse rezulton një firmë e Edmond Begos. Edmnd Bego është I njohur për aferat e zgjerimit të Lanës, për aferat e tokave publike, për lëvizjet me Taulant Ballën dhe tenderat e mëdhenj publikë që ka fituar me mënyrën se si dinë t’i fitojnë: pa garë dhe me çmime të larta.”
Ina Zhupa vazhdoi në detaje se cilët janë pronarët e këtij ndërtimi, ku përfshihet natyrisht edhe Edmond Bego. Si Alibeaj edhe Zhupa theksuan se në këtë betonizim të Tiranës, për katër kullat që janë duke u ngritur përreth sheshit Skënderbej, bëhet fjalë vetëm për pastrim parash.
“Askush nuk ka për t’i gëzuar paratë e betonizimit, – përfundoi Alibeaj. – PD është e betuar se nëpërmjet sentencës “Ndiq paranë” do të gjejë të gjtihë rrënjet e korrupsionit dhe parave të pista që po pastrohen nëpërmjet Edi Ramës, Erion Veliajt dhe oligarkëve të tyre.”