Reagon KSSH/ “Trupi qëndroi disa minuta në gropë, 17 vjeçari humbi jetën nga mungesa e ….”

0
Aksident në vendin e punës

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë ku humbi jetën në punë pasi u përplas nga skrepi një 17-vjeçar.

KSSH shprehet se i mituri ka humbur jetën për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë teknike dhe se ka qenë duke punuar në një gropë kur është goditur nga skrepi i një fadrome dhe ka humbur jetën në vend.

Lexo edhe: Zbulohet skandali/ E shtypi skrepi, punëtori që humbi jetën sot ishte minoren

“Trupi i pajetë ka qëndruar për minuta të tëra, ndërkohë kanë qenë mediat që kanë njoftuar policinë dhe qytetarët’- shkruhet ndër të tjera në reagim

Pasiguria ‘në punë vret’ dhe në pandemi shteti hesht! Një 17 vjeçar në Vlorë ka humbur jetën në një aksídent në punë në qytetin e Vlorës për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë teknike.

17 vjeçari ka qenë duke punuar në një gropë kur është goditur nga skrepi i një fadrome dhe ka humbur jetën në vend. Trupi i pajetë ka qëndruar për minuta të tëra, ndërkohë kanë qenë mediat që kanë njoftuar policinë dhe qytetarët.

Në Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i shprehim ngushëllime familjes dhe kërkojmë që policia dhe prokuroria të nisin një hetim.

Ky është një aksídent për shkak se drejtuesit e firmës që po kryen punime nuk kanë respektuar kushtet e sigurisë teknike në punë.

Sektori i ndërtimit po konkurron me galeritë e vdekjes minierat sa i përket punëtorëve që humbin jetën në vendin e punës. 

Inspektoriati Shtetëror i Punës prej vitesh është në drejtim të paditur dhe siguria e jeta e punëtorit shqiptar është në mëshirë të fatit.

Stop pasigurisë në punë, jeta e punëtorit shqiptar është shenjtë!

Artikulli i mëparshëmZbulohet skandali/ E shtypi skrepi, punëtori që humbi jetën sot ishte minoren
Artikulli i radhësBayern i pandalshëm, shkatërron Dusseldorfin