Vrasje me armë zjarri në Laç të Kurbinit.
Sipas raportimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një hotel në këtë zonë.
I vdekur ka mbetur një 53-vjecar, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
Ngjarja ka ndodhur në një hotel në aksin rrugor që lidh Lezhën me Mamurrasin.
Sipas informacioneve nga vendngjarja. në sheshin para një hoteli ka hyrë një person i padentifikuar dhe ka qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend 53 vjecarin.
Mësohet se përvec viktimës, në vendngjarje ka edhe dy të plagosur rëndë.