Gërmimet në një sit varrosje për priftërinjtë në katedralen Lincoln ka lejuar ekspertët që të zbulojnë fytyrën e një prifti mesjetar.
Burri ka vdekur rreth 900 vjet më parë dhe u zbulua i varrosur së bashku me një pjatancë dhe gotë që përdorej për të mbajtur bukën dhe verën eukaristike.
Objekte të ngjashme janë zbuluar në varrezat e shekujve XII dhe XIII.
Analiza mbi skeleton ka konfirmuar se prifti ishte mashkull, rreth 169 cm i gjatë dhe vdiq në moshën 35-45.
Artisti i mjekësisë ligjore, Hew Morrison, më pas përdori teknologjinë dhe skeletin e priftit për të rikrijuar një model që tregon si është dukur fytyra e tij.