Iniciativa e Microsoft: Shumë shpejt gazetarët do të zëvendësohen nga… robotët

0
This image has an empty alt attribute; its file name is robot-journalists-300x206.jpg

Microsoft do të zëvendësojë dhjetëra gazetarë të faqes së tij MSN me sisteme automatike që do të përzgjedhin lajmet.

Aktualisht, përzgjedhja e lajmeve nga agjencitë mediatike dhe vendosja e titujve e fotove në faqen e MSN bëhet nga gazetarë. Por, sipas “Seattle Times”, kjo gjë do të bëhet nga inteligjenca artificiale duke nisur nga kjo verë.

Lexo edhe: COVID-19/ Kush janë ‘super-shpërndarësit’ që mund të shkaktojnë një valë të dytë të pandemisë

Vetë Microsoft bëri me dije me anë të një komunikate për shtyp se kjo gjë nuk bëhet për shkak të krizës së koronavirusit: “Si çdo kompani, ne vlerësojmë punën tonë herë pas here. Kjo gjë çon në rritje të investimeve në disa sektorë dhe ndonjëherë në shkurtim vendesh pune në sektorë të tjerë. Këto vendime nuk janë rezultat i pandemisë”.

Microsoft, si shumë kompani të tjera teknologjie, paguan kompanitë mediatike për të përdorur lajmet e tyre në faqen e internetit. Nga ana tjetër, punëson gazetarë për të vendosur se kush lajme duhen postuar dhe si duhet organizuar faqja.

Mendohet se do të jenë rreth 50 vende pune që do të shkurtohen nga Microsoft deri në fund të qershorit.

Artikulli i mëparshëmPandemia nxit novacionet në fushën e mjekësisë
Artikulli i radhësE akuzuan për barbar, u shkoi në Francë si despot afrikan