E hënë, 1 Qershor 2020. Parashikimi sipas IGJEUM
RESHJET
Sot (e hënë, dt. 01) priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet e vendit dhe lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Dibër dhe Lezhë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).
TEMPERATURAT
Sot (e hënë, dt. 01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 12 / 20°C
në vendet e ulëta: 11 / 21°C
në vendet malore: 5 / 16 °C
ERA
Sot (e hënë, dt. 01) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.