Shumica e të prekurve nga koronavirusi e kanë kaluar atë pa simptoma ose me simptoma të buta.
Por ata nuk duhet të mendojnë se janë me fat, shkruan Daily Mail.
Lexo edhe: Misteri i ‘shpërndarësve të heshtur’ të Covid-19. Shkencëtarët kanë zbuluar më shumë prova për…
Të dhënat nga Kina dhe Italia sugjerojnë se edhe pacientët e diagnostikuar me një formë të butë të koronavirusit do të vazhdojnë të kenë pasoja edhe pasi virusi të jetë larguar nga trupi.
Profesori italian, Roberto Pedretti thotë se “ajo që po shohim tani është maja e ajsbergut”.
“Ne po fokusohemi te trajtimi i pacientëve dhe shërimi i tyre. Por duhet të marrim në konsideratë edhe ndikimet e mëtejshme të virusit në shëndetin e njeriut”.
Ai thotë se një nga dëmet e mëdha afatgjatë shkaktohet në mushkëri. Kapaciteti i tyre reduktohet dhe do të jetë e nevojshme një rehabilitim i gjatë.
Edhe pse pacientët mund të shërohen, mushkëritë e tyre do mbeten të dëmtuara dhe ata mund të përballen në të ardhmen me vështirësi në frymëmarrje.
Këto pasoja do mbeten edhe te personat që nuk kanë shkuar në spital. Nga ana tjetër, të dhënat tregojnë se nga virusi janë prekur personat e dobët dhe të moshuar. Megjithatë nuk mungojnë rastet kur virusi ka goditur persona të shëndetshëm.