BILD
Frika ishte e madhe, paralajmërimet e forta: nëse lehtësohen masat e koronavirusit, do të vijë vala e dytë!
Për sa kohë nuk do të ketë një vaksinë kundër epidemisë, “do ekzistojë gjithmonë rreziku i rikthimit apo valës së dytë”, paralajmëroi kryeministri bavarez, Markus Soeder më 30 prill.
POR: Masat u lehtësuan dhe vala e dytë nuk u bë realitet.
Që prej mesit të majit, baret, restorantet dhe palestrat u hapën në shtetet federale njëri pas tjetrit. Autobusët dhe trenat ishin plot. Gjithmonë e më shumë fëmijë nisën të shkojnë në shkollë. Por numri i rasteve aktive me korona ra nga 32 mijë në më pak se 10 mijë gjatë muajit të shkuar.
Si është e mundur?
Një faktor i rëndësishëm: maskat! Një studim i fundit në revistën e famshme ‘Science’ nënvizon efektshmërinë e maskës. ‘Të dhënat epidemiologjike tregojnë se vendet që kanë reduktuar në mënyrë efektive përhapjen e Covid-19, kanë implementuar maskat në mënyrë universale,’ thonë shkencëtarët nga SHBA dhe Tajvani.
E rëndësishme: Në mënyrë që numrat të mbeten të ulët, duhet të shmangen të ashtuquajturit ‘super-përhapës’. Aktivitetet e mëdha, ku një person i vetëm mund të infektojë qindra të tjerë. ‘Shumica e rasteve në mbarë botën, sidomos shumica e vdekjeve, kanë ndodhur në aktivitetet masive me super-përhapës,’ thotë virologu Hendrik Streeck.
Duhet theksuar: edhe pse numrat e koronës po bien, emergjenca e epidemisë aplikohet akoma në Gjermani. Kjo do të thotë se qeveria ka akoma shumë më tepër pushtet se përpara krizës së koronës.
Eksperti i sigurisë, Konstantin Kuhle, bën thirrje për të shpallur të përfunduar gjendjen e emergjencës kombëtare për epideminë. “Situata aktuale nuk i justifikon të drejtat speciale për qeverinë, të miratuara në parlament”, thotë ai.