Reforma/ Këshilli politik tjetër takim në ambasadën e SHBA

0
 me ambasadoren e SHBA

Tjetër takim po zhvillohet në rezidencën e Ambasadës së SHBA në lidhje me reformën zgjedhore.

Ky është takimi i dytë i ditës së sotme që anëtarët e Këshillit Politik janë duke zhvilluar me ambasadoren e SHBA, atë të BE-së, Ambasadorin Britanik dhe përfaqësues të tjerë.

Lexo edhe: Teksa bota rehabilitohet nga koronavirusi, në Kongo shpërthen epidemia tjetër vdekjeprurëse

Në takim janë  Damian Gjiknuri nga mazhoranca, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili nga opozita dhe Rudina Hajdari.

Takimi i parë u zhvillua gjatë paradites.

Pas përfundimit dy anëtarët e opozitës kanë zhvilluar një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Pas këtij takimi, ka nisur dhe takimi tjetër në rezidencën e ambasadës së SHBA

Artikulli i mëparshëmDËSHMIA tronditëse e 15 vjeçares/ ‘Roja kreu marrëdhënie edhe me shoqet e mia’
Artikulli i radhësPërdhunuesit e 15-vjeçares lihen në burg nga gjykata