Mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion është folur mbi rastin e rëndë të abuzimit me të miturën në Tiranë nga një 65-vjeçar.
Detajet e zbuluar më vonë e bëjnë edhe më të rëndë ngjarjen pasi për abuzimin mësohet se kanë patur informacion persona në lagjen ku banonte minorenia si edhe prindërit e saj.
Megjithatë ky fakt nuk u denoncua dhe abuzimi vijonte.
“Më fal kur lagjja e paska ditur, kur shkolla e paska ditur, kur njerëzit rreth e rrotull e paskan ditur, kur familja e ka ditur dhe ti i kërkon medias sot? Ke një shoqëri të tërë që nuk hapin gojën që është një maskarallëk i tërë publik shoqëror dhe gjykojnë vajzën për këtë”- tha Blendi Fevziu.
Vajza ende ndodhet në shtëpi ndërsa Mirgit Vataj, psikolog i “Alo 116” tha se nesër do të ketë një mbledhje të komitetit ndërsektorial për ta dërguar atë në një qendër sociale.
Gazetarja Klodiana Lala u shpreh e shqetësuar se çfarë po ndodh aktualisht me vajzën dhe shtoi se ajo kishte tentuar dy herë vetëvrasjen.
Vataj-Do të ketë një ,mbledhje të komitetit teknik ndërsektorial me të gjithë aktorët, që janë shoqëria civile, autoritetet shtetërore
Lala-Po sot çfarë po ndodh me të? Se që do ta çoni nesër në qendër ma thanë edhe mua. A keni informacion që vajza ka tentuar dy herë vetëvrasjen?
Vataj-Nuk dua të flas me detaje pasi nuk dua të ekspozoj situatën duke nxjerrë të dhëna konfidenciale. /Opinion.al