George Floyd, afro-amerikani i cili u vra nga një polic pak ditë më parë po nderohet në Minneapolis të SHBA-së me një memorial.
I pranishëm në ceremoninë e Floyd ishte edhe kryebashkiaku i Minneapolis, Jacob Frey. Ka rënë në sy gjesti i këtij të fundit, teksa është ulur në gjunjë dhe qau para arkivolit të George Floyd.
Vdekja e tmerrshme e Floyd më 25 maj ka shkaktuar protesta mbarëkombëtare në SHBA, kundër racizmit.
Afro-amerikani u vra nga një polic i bardhë, në pamje shihet teksa ky i fundit i vendos këmbën në qafë Floyd-it për 9 minuta derisa i mori jetën.