Meta vlerëson Famullinë e Shën Mhillit me dekoratën e lartë ‘Nënë Tereza’

0

Presidenti Ilir Meta vlerësoi Famullinë e Shën Mhillit në Laç me dekoratën e lartë “Nënë Tereza”.

“Kënaqësi e veçantë të merrja pjesë sot në meshën e shenjtë të së dielës në Kishën e Shën Mhillit në Laç.

Falenderim e mirënjohje të thellë për Arqipeshkvin metropolit Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo dhe të gjithë udhëheqësit e bashkësive tona fetare për mesazhet e mençura dhe shpresëdhënëse, veçanërisht për edukimin e fëmijëve dhe rinisë, duke i udhëhequr ata drejt rëndësisë së mbrojtjes së vlerave të familjes, larg veseve, të duan vendin dhe të tjerët, duke i nxitur të rriten e të ecin drejt vlerave më të mira njerëzore.

Në momentet më kritike të vendit kleri shqiptar ka bërë thirrje për paqe dhe vëlla-dashje, dhe atë që politika ka tentuar ta përçajë besimi e ka ruajtur të bashkuar”, tha Meta.

Artikulli i mëparshëmNjë gisht, një votë
Artikulli i radhësBenzi ra në humnerë/ Nxirret i vdekur nga makina 70-vjeçari