Banka e Anglisë akuzohet se ka shpërndarë miliarda dollarë për kompani të kontrolluara nga miliarderë të huaj përmes mekanizmit të financimit të drejtpërdrejtë të korporatave, i ngritur për të lehtësuar pasojat e krizës së koronavirusit.
Bëhet fjalë për një shumë prej 20.6 miliardë dollarësh, pjesë e programit financiar të njoftuar në muajin mars nga banka qendrore angleze, që synonte dhënien e huave njëvjeçare për kompanitë që ofronin “një kontribut material të qenësishëm për ekonominë e Britanisë së Madhe”.
Por, publikimi i listës së kompanive më 4 qershor ka ngritur dyshime mbi procesin dhe shtuar dyshime se mekanizmi është përdorur për të financiuar kompani që kontrollohen nga disa prej familjeve më të pasura të Europës.
“Jam e tmerruar nga fakti që ka shumë biznese të kontrolluara nga miliarderët po financohen nga paratë e taksapaguesve”, deklaroi anëtarja e Partisë Laburiste, Margaret Hodge. Ajo kërkoi nga autoritetet që të bllokojnë transaksionet që mund të përfundojnë në xhepat e thella të kompanive që kanë shmangur taksat, duke nënkuptuar këtu kompanitë e huaja.
Në listë është kompania e minierave “JCB”, që kontrollohet nga familja Bamford dhe kompania CNH Industrial, një kompani ndërkombëtare e kontrolluar nga familja italiane Agnelli, e njohur si një prej familjeve më të pasura në Itali. Të dyja këto kompani kanë përfituar nga 770 milionë dollarë.
Po kaq është shpërndarë edhe për kompaninë e qendrave tregtare, “Westfield”, që zotërohet nga familja austriake Lowy. Në listë është edhe miliarderi i Tottenham Hotspur ka përfituar 224 mln dollarë.
Nga paketa e ndihmës kanë përfituar dhe marka luksi, si “Chanel” dhe “Burberry”, të cilat kanë raportuar rënie drastike të shitjeve të produkteve të tyre. Po ashtu para janë derdhur edhe për rrjete hotelesh me pesë yje. Vetë bizneset përfituese e kanë cilësuar ndihmën e marrë si një “kamerdare shpëtimi” në këto kohë të vështira.
Kjo nuk është hera e parë që Qeveria britanike derdh drejtpërdrejtë para tek kompanië e mëdha, por kësaj radhe skema akuzohet se po vërtitet vetëm rreth 20 miliarderëve, duke hedhur dyshime për përzgjedhje selektive të tyre.