Margaritis Xhindi është shqiptar i cili ndërroi jetë në fabrikën e kanabisit në Brierley Hill të Anglisë disa ditë më parë.
Xhindi u dogj brenda fabrikës së kanabisit teksa mediat angleze kanë zbuluar edhe foton e tij. 43- vjeçari bashkë me mikun e tij 20- vjeçar kishte ardhur në Angli si emigrant ilegal dhe mbahej kundër vullnetit të tij si punëtor në fabrikë, sipas autoriteteve angleze.
Po ashtu Policia thotë se dy shqiptarët ishin të bllokuar në fabrikën e cila ishte e mbyllur dhe ata nuk kishin asnjë mundësi për të dalë. Por viktimë nga zjarri mbeti vetëm Xhindi, kurse shqiptari tjetër me një person tjetër u shpëtuan.