
Një multi-milioner që shiti një ‘ilaç mrekullie’ si kurë për kancerin dhe HIV përballet me humbjen e shumë prej pronave të tij luksoze, pasi iu duhet të paguajë gjobën prej 1,3 milionë paundë.
Ish-kandidati i UKIP, Britani, David Noakes, u burgos për 15 muaj për rolin e tij si figurë qendrore në manifakturimin dhe shitjen e ilaçit GcMAF.
Kompania e tij, Immuno Biotech, pretendonte se ilaçi i bërë nga gjaku i njeriut mund të kuronte kancerin, autizmin dhe AIDS.
Firma besohet se u ka shitur online rreth 10,000 njerëzve.
Tashmë multi-milioneri përballet me humbjen e avionit të tij, anijes, Aston Martin, Rolls Royce dhe llogarive bankare.