Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është prekur nga koronavirusi.
Burimet kanë bërë të ditur se 2 punonjës të këtij institucioni kanë rezultuar pozitiv 1 javë më parë.
Tamponet u janë bërë edhe shumë punonjësve të tjerë.
Pas 7 ditësh mësohet se shumë prej tyre kanë shfaqur shenjat e koronavirusit.
Deri më tani ende nuk ka të dhëna për numrin e saktë të personave të prekur.