Dy punonjës bashkiakë në Turqi u shkarkuan pasi në një park ata vendosën bustin e një prej yjeve të telenovelave turke dhe jo atë të Ertugrulit, luftëtarit të njohur të historisë turke të shekullit XIII.
Busti i porositur ishte ai i Ertugrul Gazit, kryeluftëtarit të fisit nomad Kayi, djali i të cilit, Osmani themeloi atë që u bë më vonë Perandoria Osmane.
Por, statuja ishte e aktorit Engin Altan Duzyatan, i cili interpreton Ertugrulin në serinë televizive “Dirilis: Ertugrul” ose “Ringjallja: Ertugrul”.
Të pestë sezonet e shfaqjes së famshme televizive nga transmetuesi shtetëror TRT janë në dispozicion edhe në “Netflix”.
“Bashkia në qytetin bregdetar Ordu i pushoi të dy punonjësit për pakujdesi”, njoftoi agjencia e lajmeve, DHA.