Maqedonia e Veriut ka shënuar sërish një rritje të rasteve me COVID-19 duke shënuar 175 në 24 orët e fundit si dhe 5 viktima.
Shkupi ka regjistruar 131 raste të reja ndërkohë pas saj vjen Kumanova me 24. Po ashtu nga 5 viktimat e regjistruara në 24 orët e fundit, 3 janë në Shkup, 1 në Prilep dhe 1 në Gostivar.
Prej ditësh Maqedonia pësoi luhatje pas shtimit të rasteve por tashmë duket se përsëri vendi fqinj po përjeton një ditë të vështirë.