Pavarësisht shifrave të larta të të infektuarve me koronavirus, një lajm i mirë vjen nga Spitali Infektiv.
Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë fituar betejën me virusin e rëndë 33 qytetarë. Aktualisht në spital ndodhen të shtruar 48 pacientë, 7 prej të cilëve ndodhen në terapi intensive.
“Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të prekurve nga Covid19. Janë shëruar 33 qytetarë. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 48 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive. Në vendin tonë janë aktualisht 346 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare”, thekson MSH.