Tensionohet situata te ministria e Arsimit, maturantët qëllojnë me vezë

0

Tensionohet situata në protestën para ministrisë së Arsimit, ku maturantët janë mbledhur sot në protestë pas provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Me thirrjet ‘eja mblidhuni këtu’, maturantët vijojnë protestën para Ministrisë, ndërsa kanë qëlluar me vezë në drejtim të godinës.

Ata kërkojnë një përfaqësues të Ministrisë për të biseduar lidhur me shqetësimet e tyre. Maturantët thonë se tezat në privim ishin me pyetje abstrakte, me shumë tekste dhe jashtë modeleve të paraqitura apo të viteve të tjera.

Artikulli i mëparshëmBill Gates zbulon kur do të jetë gati vaksina e tij për koronavirusin
Artikulli i radhësVrasjet mafioze trondisin vendin, kurse Lleshaj u hedh gaz lotsjellës grave