Nga Halil Matoshi
1.
Gjenerali Helmut Harff, komandant i forcave gjermane hyn nga Morina në prapavijën e serbëve.
Koloneli Delić i forcave serbe ishte aty me dy oficerë të tjerë, masi shtrënguen duert, Harff pyeti se çka po bânin aty?
-“Refugjatët kosovarë janë duke u përpjekur të hyjnë dhe ne dojmë me kriju ni barrierë rrugore,” – tha koloneli Feher Jozef i ushtrisë Jugosllave.
-“Ky âsht ni vend i lirë. Nuk ka asni kufi,” – u përgjigj me guxim Gjenerali Harff.
-“Nëse refugjatët dëshirojnë të hyjnë, ata nuk do të ndalen nga ushtarët gjermanë.”
-“Por jo tani”, u përgjigj koloneli i ushtrisë serbe Jozef.
Gjenerali Harff nuk ngurroi.
-“Kjo nuk âsht ni forcë policie kufitare. Ju jeni VJ (ushtria jugosllave) dhe duhet me u largue menihere! Asni diskutim.
Sa minuta u duhen me u largue?”
Koloneli Delić që u përgjigj:
-“Gjashtë orë”.
-“Kjo nuk âsht e mundun. Ju keni 30 minuta,” – tha gjenerali gjerman.
-“Ne kemi nevojë për një dëftesë për municionin që po e lâmë mas”- tha Koloneli Jozef.
“Dokumentet do t’bâhen në Prizren. Ky âsht ni urdhën”,- tha gjenerali Harff.
-“Koha po mbaron. Ju kanë mbetë 28 minuta.”
2.
Dhe serbët agresivë u zbythën.
Liria erdhi…