Vrasja te “Komuna e Parisit”, Inspektori i Lartë i Drejtësisë: Verifikim fakteve për dënimin me burg të përjetshëm të viktimës

0
Ild1

Inspektori i Lartë i Drejtësisë nis verifikimet pas vrasjes së mbëmshme të Hekuran Billës. Sipas ILD-së, ka nisur verifikimi i fakteve për dënimin me burg të përjetshëm.

Kujtojmë që Billa njihej si vrasësi i një 22 vjeçari, bashkëkombas i tij në Angli ne vitin 2006.

NJOFTIM PER MEDIA

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka ndjekur informacionet publike lidhur me vrasjen mbrëmjen e kaluar të shtetasit H.B., në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë dhe të dhënat se ndaj këtij shtetasi ishte dhënë një dënim me burgim të përjetshëm.

Duke marrë shkas nga faktet e bëra publike në media ditën e sotme, zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka nisur verifikimin e këtyre fakteve dhe të rastit.

Artikulli i mëparshëmSKEMA: Gjyqtarët kamikazë që nxorrën nga burgu të dënuarin e përjetshëm, që e ekzekutuan tek “Komuna e Parisit”
Artikulli i radhësBill Gates zbulon kur do të jetë gati vaksina e tij për koronavirusin