Do të hiqen emrat nga fanelat për mbishkrimin #BlackLivesMatter dhe për operatorin shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar (NHS). Ky është vendimi i marrë nga Premier League, që ka vendosur të rreshtohet kundër racizmit në futboll e jo vetëm.
“Ne futbollistët jemi të bashkuar në objektivin për të çrrenjosur racizmin nga bota e futbollit”, lexohet në një komunikatë të përbashkët të 20 klubeve. “Ne besojmë në një shoqëri gjithpërfshirëse, të bazuar në respekt dhe në mundësinë e barabartë dhe jo mbi ngjyrën e lëkurës apo besimin fetar”.
Nuk do të ketë asnjë gjobë për ata që do të gjunjëzohen siç ka ndodhur në stërvitje. Edhe vetë FA (Football Association), ka deklaruar se për këtë çështje do të ketë mirëkuptim, ka raportuar BBC ditën e sotme.