Kryetari i PS Sarandë, Petraq Lango, njëkohësisht edhe drejtor i Hipotekës për këtë qytet, po ndërton një pallat pa leje.
Denoncimin e qytetarit sarandiot e publikon ish kryeministri Sali Berisha.
“Kreu i PS njëkohësisht drejtor i Hipotekës Sarandë. Lumturon veten me një pallat pa leje ndërtimi! Kjo sepse ligji është për qytetarët dhe jo narkozyrtarët!”, shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe denoncimin e qytetarit.
“Ka bere para 7 muajsh legalizimin dhe hipotekimin e nje objekti 3 kate ne Lagjen Nr.4, Rruga “Mithat Hoxha” ( perballe hotelit Apollon ). Objekti ka qene vetem konstruksion betonarme dhe i ndertuar nga Petraq Lango rreth vitit 2000 dhe ishte braktisur. Mbasi ra dakort per tja blere, duke qene ne detyren e drejtorit i kadastres, beri direkt legalizim dhe hipotekim dhe ka bere kontrate shitblerje ne emer te vjehrit te tij ( ne emer te vjehrit kishte mare edhe nje plazh ne Ksamil, nga Bashkia Sarande ne vitin 2018 ). Per te vazhduar punimet, ne kushtet qe objekti ishte vetem ne konstruksion betonarme, sipas ligjit, duhej te aplikonte per te mare Leje Ndertimi, por ne bashkepunim me Drejtorin e urbanistikes te bashkise Sarande, kane shmangur kete procedure ligjore dhe eshte pajisur me Deklarate Paraprake dhe jo me Leje Ndertimi. Ka mbi 2 muaj qe po kryen punime ndertimi pa Leje dhe nuk nderhyn as IMT e Bashkise Sarande dhe as Dega e IKMT Sarande. Drejtori i urbanistikes ka konsumuar elementet e vepres penale te shperdorimit te detyres me ane te fallsifikimit te dokumentave dhe lejim te ndertimit pa leje. Vjehri i drejtorit te hipotekes ka konsumuar elementet e vepres penale te ndertimit pa leje. Ne te gjithe kete problematike duke sfiduar ligjin eshte Kryetari i PS Sarande dhe njekohesisht Drejtori i Kadastres Sarande. Punimet vazhdojne…”