Postimi i fortë i ish-deputetit: A e ka shitur qeveria ishullin e Sazanit?

0

Ish deputeti demokrat Gerti Bogdani, përmes një postimi në Facebook, flet për një plan të mundshëm të qeverisë për të shitur ishullin e Sazanit.

Sipas Bogdanit, bëhet fjalë për pjesën Veri-Lindore të ishullit, përballë qytetit të Vlorës.

“Këto dite po e pastrojnë nga ferrat, sepse flitet që do vijnë ‘investitorët’ nga Afrika e Veriut për ta inspektuar! (Bëhet fjalë për pjesën Veri-Lindore të ishullit, përballë Vlorës)

Shitur/Koncesion/PPP (nje Zot e di),  nëse është e vërtetë është turp historik dhe babëzi unike!

Nese është e vërtetë (realisht shpresoj qe jo), duhet sqaruar a është shfrytëzuar gjendja e pandemisë dhe Covidit për t’u bërë me tender sekret dhe kush ka qenë ai i marrë që ka marrë guximin ta firmosi një procedurë të tillë”, shkruan ish-deputeti Gerti Bogdani.

Artikulli i mëparshëmFrangaj: Pagat e punonjësve të Digitalb i ka bllokuar Ben Blushi e Vjollca Hoxha
Artikulli i radhësRaporti/ SHISH ngre alarmin për fuqizimin e bandave shqiptare