Kompania SpaceX do të dërgojë ditën e nesërme 60 satelitë Starlink në hapësirë.
Misioni më i fundit i raketës Falcon 9 është planifikuar për në orën 11:21 dhe do të ketë në bord edhe 3 satelitë për obzervimin e Tokës.
Nëse misioni përfundon me sukses, në hapësirë do të ketë 540 satelitë Starlink.
Qëllimi i SpaceX është krijimi i një rrjeti shumë të shpejtë interneti në të gjithë botën, falë satelitëve.
Ky është dërgimi i dytë, ndërsa i treti pritet të jetë në 22 qershor.
Ai do ta çojë numrin e satelitëve në 600. Numri minimal që nevojitet është 800.