Maqedoni e Veriut, opozita mendon bojkotimin e zgjedhjeve

0
Maqedoni e Veriut, opozita para bojkotimit të zgjedhjeve

Në Maqedoninë e Veriut të shtunën në mesnatë ka përfunduar gjendja e jashtëzakonshme dhe pas kësaj kanë nisur të rrjedhin afatet për zgjedhjet, që  duhet të mbahen më 5 korrik.

Por, opozita maqedonase që drejtohet nga VMRO DPMNE ka bërë të ditur se do të bojkojë zgjedhjet për shkak të gjendjes së rëndë me pandeminë, respektivisht numrin e madh të të infektuarve me koronavirus.

VMRO dhe LSDM kanë dështuar në arritjen e marrëveshjes për datën e zgjedhjeve, pasi socialdemokratët që drejtohen nga Zoran Zaev insistojnë në zgjedhje të shpejta për të konspliduar institucionet meqë vendi tani pesë muaj është pa parlament ndërsa vendi drejtohet nga qeveria teknike e cila pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme nuk mund të sjellë asnjë vendim në përballje me pandeminë apo aspektet ekonomike.

Lideri i opozitës, Hristijan Mickovski, në një konferencë për mediat të dielën, tha se nuk pranon zgjedhje më 5 korrik apo edhe në 8 korrik, sic kishte propozuar Zaevi, por nga mesi këtij muaj pasi më parë të jenë siguruar kushtet për mbrotjen e shëndetit të votuesve në zgjedhje dhe pasi të ketë konfirmim se procesi i votimit do të monitorohet nga misioni i OSBE/ODIHR-së.

“Së pari duhet të sigurojmë protokolle adekuate për votime, le të arrijë misioni i OSBE-së dhe ditën e nesërme mund të shkojmë në zgjedhje. Sipas informatave të deritanishme, mesi i korrikut është një bazë e mirë të dalin në votime, të ju fitojmë dhe pastaj do të ketë përgjegjësi për të gjitha dështimet e qeverisë”, ka deklaruar kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski, njofton REL.

Ai ka thënë se pa plotësimin e këtyre kushteve çdo datë tjetër nuk do të pranohet nga opozita.

Por, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka thënë se zgjedhjet janë më se të domosdoshme dhe ato duhet të mbahen një orë e më parë.

Artikulli i mëparshëmGrupi i Partive Popullore Europiane godasin sërish Ramën!
Artikulli i radhësPAMJE TË FRIKSHME/ Shpërthim në një lokal në Stamboll, qytetari përfshihet nga flakët