Publikohen pamje nga momenti i vrasjes së dyfishtë në Kurbin, ku viktima mbetën Paulin Marku (Gjergji) dhe Bujar Lika (Hasani).
Ngjarja ndodhi në hollin e një hoteli në aksin rrugor Lezhë – Mamurras afër kryqit të Gjormit.
Siç shihet në pamjet e mëposhtme, vrasësi hyn brenda hotelit me një pelerinë që mban mbishkrimin policia, ndërsa mban në dorë një kallashnikov.
Sapo vihet re nga viktimat, nis një përplasje me armë nga të dyja palët ku duket qartë se i plagosur mbetet edhe atentatori.
Bujar Lika humbi jetën në vendngjarje, ndërsa Marku në spital. I plagosur në këtë ngjarje ka mbetur 21-vjeçari Kreshnik Tusha i cili po mbahet i arrestuar nga policia.
Ai e ka mohuar akuzën se është përfshirë në ngjarje dhe se është plagosur gabimisht pranë vendit të ngjarjes. Ende policia nuk ka një informacion zyrtar për ngjarjen dhe as ndonjë motiv konkret për të./syri.net
Ende sot, Policia nuk ka asnjë të ndaluar për këtë ngjarje të rëndë.