Shqiptari kapet me 6 kg kokainë

0

Një shqiptar është arrestuar nga karabinierët pasi është kapur me gjashtë kilogramë kokainë.

Arrestimi është bërë të premten në rajonin e Umbrias dhe sipas hetimeve të para droga vinte nga Italia e veriut për t’u shitur në rrugët e Perugias.

Shqiptari udhëtonte me një Volkswagen, i cili u ndalua dhe kontrollua nga karabinierët, të cilët ishin duke e pritur, në koordinim me Prokurorinë e Perugias. Kokaina u gjet në karroceri dhe brenda sediljeve.

Operacioni ishte rezultat i përgjimeve të nisura që nga marsi, kur karabinierët sekuestruan pesë kilogramë kokainë. Atëherë droga ishte fshehur nën dyshemenë me fund të dyfishtë të bagazhit të një Mercedesi, në timonin e të cilit ishte një sipërmarrës, edhe ai shqiptar, i padënuar më parë.

Droga e fshehur kishte vlerë 1.5 milion euro.

Ndërkaq, në Umbertide dhe në Terni janë regjistruar dy vdekje, një burrë e një grua, për shkak të mbidozave të kokainës. I pari u gjet i vdekur në shtëpinë e një mikeje, ndërsa në Terni gruaja u gjet e vdekur në një kanal.

‘Krimi i organizuar shqiptar konfirmohet ndër më aktivët në Itali, i mbështetur në praninë e grupeve të përhapur e me lidhje me homologë aktivë në Holandë, Belgjikë, Austri, Gjermani, Britani e Spanjë’, shkruhej në relacionin e Drejtorisë Anti-Mafia vitin e kaluar.

Artikulli i mëparshëmE rëndë në Durrës, vetëvritet 59-vjeçari
Artikulli i radhësEnca ndryshon look, merr pëlqime pa fund nga ndjekësit e saj