Koronavirusi s’ndal turizmin: Brenda kësaj jave 3 çartera me turistë, javën tjetër çartera të tjerë nga Ukraina e Polonia

0

Pas çeljes së sezonit turistik dhe rihapjes së kufijve ajror, Shqipëria priti ditën e premte çarterin e parë me 192 turistë nga Bjellorusia.

Ky është një sinjal pozitiv për zhvillimin e turizmit në vend, pasi ishte një prej sektorëve më të prekur nga pandemia COVID-19.

I ftuar në RTV Ora, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi thotë se janë respektuar të gjitha rregullat shëndetësore për mbarëvajtjen e udhëtimit të turistëve.

Ai shprehet se ka pasur kontrolle të shtuara në aeroport ku janë kontrolluar imtësisht. Sipas ministrit, edhe hotelet në të cilat ato janë akomoduar, janë zbatuar të gjitha rregullat higjieno-sanitare.

Klosi: Në tryezën e diskutimit të ekspertëve të turizmit flasin gjithmonë për hapjen e vendit. Janë ekspertët e shëndetësisë, është ministrja që jep qëndrimin e atyre ekspertëve dhe siç u deklarua dhe sot, nuk ka arsye për kthim prapa në masat izoluese. Numrat e lartë tregojnë që ka shumë arsye për tu bërë thirrje qytetarëve për kujdes ndaj jetës së tyre. Ajo çfarë na ka bërë për të marrë vendime aventureske me vendet e tjera europiane pati një numër të madh pushuesish. 

Ne ishim të parët që vendosëm të hapeshim duke hapur fillimisht kufirin me Kosovën, Malin e Zi. Qëndrimi për tu hapur nuk ishte thjeshtë se ne donim por për faktin se shëndetësia është e aftë për të përballuar një shtim të numrave të të infektuarve. Nëse do të ketë shtim dhe mosdakordësi të opionionit publik që mos të respektohen protokollet shëndetësore, sigurisht që do të ketë vendime të tjera.

Çarteri që mbërriti ditën e premte në Shipëri është dhe çarteri i parë në Europë që u nis pas izolimit prej më shumë se dy muajsh.

Ministri Klosi jep lajmin e mirë se gjatë kësaj jave do të vijnë dhe 3 çartera të tjerë në Shqipëri ndërkohë që duke filluar nga java tjetër, vendi ynë do të presë turistë edhe nga Ukraina e Polonia.

Klosi: Me kompaninë që sollën turistët si dhe kompaninë e cila ofroi këtë shërbim, është dakordësuar që të respektohen rregulla strikte të kontrollit të pasagjerëve. Bjellorusia është një raste që nuk i kanë pranuar izolimin pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve. Ato që kanë ardhur janë kontrolluar imtësisht. Nesër vjen çarteri tjetër, brenda javës do të vijnë 3 të tillë. 

Më pas javës tjetër do të vijnë çartera nga Ukraina dhe Polonia. Nuk ka të bëjë me numrat, janë shumë të pakta krahasuar me vjetdhe kjo vjen si pasojë e moshpjes së fluturimeve nga vendet e tjera të Europës. Nëse nuk kemi lëvizshmëri nga shtetet e Europës. Por nëse do të vijojmë me këtë ritëm të hapjes së turizmit, do të arrijmë një nivel të konsiderueshëm të turizmit e cila mund të shkojë edhe në muajt shtator dhe tetor. Mos të kemi shumë humbje.

Artikulli i mëparshëmAthina, akuza Turqisë për “shantazhimin e Evropës”
Artikulli i radhësKreu i Akademisë së Shkencave në Petersburg nën akuzë për tradhti: U shiti sekrete kinezëve