
Opozita kërkon sot mbledhje të Këshillit Politik në orën 17:00. Ditën e djeshme opozita propozoi një formulë të re që ka të bëjë me përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ.
Bylykbashi sqaroi se anëtarët e tre trupave të KQZ të emërohen si në rastin e organeve të drejtësisë. Por Gjiknuri i PS nga ana tjetër tha se PD- LSI kërkojnë të kthehen tek KQZ-ja aktuale.
Mbledhja e djeshme u sabotua nga Rudina Hajdari e cila u largua teksa Gjiknuri, Vasili dhe Bylykbashi vijuan diskutimet për formulën e re të emërimeve të anëtarëve në KQZ por pa dakordësi.
Opozita akuzon mazhorancën se nuk po e pranon propozimin e ri sepse do që të kapë të treja organet e KQZ.