Koronavirusi/ Ndërron jetë pacienti 67-vjeçar nga Shkodra

    0

    Një tjetër humbje jete në Spitalin Infektiv.

    Ministria bën me dije se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 67 vjeç nga Shkodra i konfirmuar pozitiv me Covid-19, i cili vuante nga Insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

    “Pas disa ditëve në terapi intensive, i intubuar, 67-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor”, tha Ministria e Shëndetësisë.

    Aktualisht në vendin tonë numri i viktimave nga Covid-19 ka shkuar në 39.

    Artikulli i mëparshëmNis gjurmimi i të infektuarve me Covid/ Italia aktivizon aplikacionin ‘Immuni’
    Artikulli i radhësE ëma ngeci në Vetting, vjen reagimi në Kuvend i Rudina Hajdarit