Nis gjurmimi i të infektuarve me Covid/ Italia aktivizon aplikacionin ‘Immuni’

0

Në të gjithë territorin e Italisë, prej disa orësh është aktiv aplikacioni ‘Immuni’, sistemi i gjurmimit i studiuar për të parandaluar vatrat e pandemisë së Covid 19.

Ky aplikacion mund të shkarkohet në të gjithë telefonat celularë falas.

Është realizuar nga kompania milaneze Bending Spoons dhe është zgjedhur nga Ministria italiane e Inovacionit si aplikacioni më i mirë për të gjurmuar personat e infektuar nga koronavirusi.

Alikacioni është analizuar nga Enti i Garantit Publik të Privacy, i cili ka kërkuar modifikimin e disa instrumenteve të tij për të garantuar privatësinë e çdo qytetari që e shkarkon.

Apikacioni ‘Immuni’ duhet të përdoret nga persona mbi moshën 14 vjeç, të cilët regjistrojnë rajonin e provincën ku jetojnë. 

Deri më tani ky aplikacion është shkarkuar nga 2 milionë qytetarë italianë e falë tij pak orë më parë rajoni Marche sinjalozoi dy persona të cilët janë vënë në kontakt me një person i cili ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Aplikacioni përmban dhe një ditar shëndeti ku përdoruesi regjistron çdo ditë gjëndjen e tij shëndetësore e që përditësohet në aplikacion në rast se shfaqen simptoma të ngjashme me virusin.

Artikulli i mëparshëmBiografia tronditëse/ Melania Trump, një gënjeshtare në shtëpinë e bardhë?
Artikulli i radhësKoronavirusi/ Ndërron jetë pacienti 67-vjeçar nga Shkodra