VIDEO/ Ushtarët u vranë me gurë e leva, Kina ‘i tregon muskujt’ Indisë

0

Kina nisi të tregojë ‘muskujt’ Indisë, pasi afroi trupat e rënda pranë pllajës së Tibetit, teksa tensionet mes dy vendeve janë shumë të larta.

Ushtarët kinezë dhe ata indianë, të vendosur përgjatë një vije kufitare të debatueshme mes dy vendeve, u përleshën ashpër me njëri-tjetrin.

Për shkak të marrëveshjes së paqes, ata nuk lejohet të mbajnë armë. Por kjo nuk i pengoi ata që të qëllojnë me gurë, të përleshen trup më trup apo të godasin me shufra hekuri.

The Guardian shkruan se shumica e ushtarëve u rrëzuan nëpër rrëpirat e Himalajave dhe humbën jetën.

Këto ishin luftimet më të këqija mes dy vendeve në 60 vite. India ka reaguar e shokuar, duke pranuar se ka humbur të paktën 20 ushtarë në kufirin e diskutuar me Kinën.

Kurse Kina nuk e zbuloi numrin, por mendohet se janë dhjetëra viktima edhe në anën e tyre.

Pekini tha se përplasjet nisën pasi indianët e kaluan vijën dhe nisën të provokojnë dhe të sulmojnë kinezët në mënyrë të paligjshme. Kjo solli një përleshje fizike serioze me të plagosur dhe të vdekur.

Kurse indianët thonë se kinezët kishin ngritur një kamp dhe ata u kishin kërkuar ta largonin.

SHBA, OKB dhe BE i kanë bërë thirrje palëve që të tregojnë përmbajtje.

Artikulli i mëparshëmKryeministri grek në Izrael: Turqia kërcënim për paqen rajonale
Artikulli i radhësRyshfeti/ Basha u bën thirrje sipërmarrësve: Mbani shënim emrat e atyre që ju terrorizojnë