Pak ditë pasi u denoncua me pamje se si një biznes i madh si “Rozafa” i derdhte mbeturinat me kamionë në lumin Shkumbin, mësohet se ka nisur hakmarrja e qeverisë ndaj të rinjve që i filmuan ato pamje.
Të afërmit e tyre, që punojnë në administratën shtetërore, po ulen në detyrë dhe janë në pritje se nuk do të jetë e largët dita kur do t’i pushojnë përfundimisht. Ish-Kryeministri Sali Berisha e e ka denoncuar sot edhe këtë fakt të ri, këtë persekutim të njerëzve të ndershëm që guxojnë të thonë të vërtetën.
“Hakmarrja primitive Rama – Luca nuk njeh të ndalur! – shkruan Berisha në Fb. – Djemve që meritojnë çmim për videot me të cilat dëshmuan shkatërrimin e mjedisit nga mbetjet toksike të Lucës, u kërcënojnë familjarët. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim të turpshëm, klasor dhe stalinist të Edvinit dhe narkoshtetit të tij ndaj një punonjëseje.
Gjithashtu dënoj si krim të rëndë mjedisor, ndotjen e rrezikshme mjedisore nga Luca, i cili në vend se t’i përpunojë në impiante të veçanta mbetjet e proceseve të punës, shfrytëzon lidhjet obskure me Edvinin dhe Taulant Bego Yaris dhe duke kërcënuar shëndetin e banorëve të zonës, por dhe mbarë Elbasanit, i derdh ato në natyrë në Shkumbin dhe brigjeve të tij.”
Përshëndetje z. Berisha!
Jam Liljana Biçaku, tezja e atyre djemve që bënë videon për ndotjen e lumit Shkumbin. Më hoqën sot nga pozicioni si përgjegjëse shkolle. Filluan të na kërcënojnë me heqje nga puna.