Zgjatja dhe me një muaj e shkurtimeve më të thella të prodhimit të naftës ng OPEC + do të jetë e mjaftueshme për të shpejtuar ribalancimin e tregut dhe nuk ka nevojë që shkurtimet të zgjaten tej kësaj periudhe, tha shefi i fondit të pasurisë sovrane të Rusisë Kiril Dmitriev në një intervistë për RBC.
Ndërsa ekonomitë po fillojnë të dalin nga bllokimet e shkaktuara nga koronavirusi, kërkesa për naftë po fillon të rikuperohet, kështu që nuk ka asnjë arsye për të zgjatur më tej shkurtimet e thella, tha Dmitriev, duke shtuar se zgjatja një-mujore përtej skadimit fillestar të fund-qershorit ishte një “vendim shumë i mençur”.
I pyetur në lidhje me luftën e çmimeve me Arabinë Saudite që u ndez në tregun e naftës pas refuzimit fillestar të Rusisë për të zgjatur shkurtimet e rënë dakord më parë, Dmitriev tha: “çdo vend vepron në interesin e tij më të mirë kombëtar. Por plusi në marrëveshjen OPEC + është që grupi mund të veprojë I bashkuar duke i shërbyer si interesave të Arabisë Saudite dhe atyre të Rusisë, si dhe prodhuesve të tjerë, dhe konsumatorëve të naftës, gjithashtu. “
OPEC + ra dakord në fillim të këtij muaji për të zgjatur shkurtimet e prodhimit të naftës prej 9,7 milion fuçish në ditë, dhe për një muaj tjetër pasi bllokimet kombëtare të lidhura me pandeminë në të gjithë botën zhdukën një pjesë të konsiderueshme të kërkesës globale të naftës dhe çmime u vu nën një presion të paparë mëparë.
Rusia ranë dakord të zbatojë disa nga shkurtimet më të mëdha, duke ulur prodhimin nga një bazë fillestare prej 11 milion bpd në 8.5 milion bpd që filluan në maj. Kompanitë e naftës nuk ishin të lumtura për këtë, ashtu si ata nuk ishin të lumtur për shkurtimet e mëparshme, u shpreh shefi ekzekutiv i Rosneft Igor Sechin, duke qenë një nga zërat më të forta që ka folur për këtë pakënaqësi. Ekonomia gjithashtu ka pësuar rrënie si rezultat i shkurtimeve, sipas të dhënave nga ING të bëra publike në fillim të kësaj jave. Ajo tregoi aktivitet industrial në rënie me 9.6 përqind në maj, muajin e parë të shkurtimeve efektive, nga të cilat 5 pikë përqindje erdhën nga shkurtimet e prodhimit të naftës.
Bursa për datën 19 Qershor 2020 u mbyll si mëposhtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
- Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 392.75 | + 10.00 |
DIESEL | 362.50 | + 12.00 |
BRENT | 42.70 | + 1.27 |
©aktualitet.al