Studimi/ COVID-19 në SHBA mund të shkaktojë rreth 200 mijë të vdekur deri në tetor

0

Modeli i fundit i ‘Institutit Health Metrics në Universitetin e Washingtonit tregon se brenda 1 tetorit, në SHBA numri i të vdekurve nga COVID-19 mund të mbërrijë në 200.000.

Instituti pretendon se vdekjet ditorë duhet të nisin të shtohen në muajin shtator. Arsyeja kryesore sipas tij për një shtim të tillë të parashikuar viktimash janë “ rritja e lëvizjes dhe heqja dorë nga distancimi social”.

Për momentin në SHBA ka 2,191,052 persona të infektuar me koronavirus nga të cilët kanë ndëruar jetë 118,434. Ndërkohë, disa ditë më parë gjiganti farmaceutik europian “AstraZeneca” arriti marrëveshje me disa vende evropiane për t’i furnizuar ato me 400 milionë doza të një vaksine eksperimentale që lufton COVID-19.

Edhe presidenti Trup ditën e djeshme tha se vaksina do të jetë gati në fund të vitit.

Artikulli i mëparshëmIu sos durimi! Një fshat i tërë në Greqi mbyllet në karantinë për të tretën herë!
Artikulli i radhësBëhet më tragjike vrasja e të riut në Vlorë: E goditi një 15-vjeçar