Pronat dhe të drejtat e minoritetit kusht për Shqipërinë në BE

0

Me insistimin e Greqisë, mes 15  kushteve ndaj Shqipërisë për vijimin e procesit të integrimit, janë përfshirë edhe ato që lidhen drejtpërdrejt me trajtimin e minoritetit grek dhe përmirësimin e statusit të tyre. Kështu, me rezolutën e Parlamentit Evropian, BE kërkon gjithashtu garantimin ligjor të së drejtës së vetëvendosjes së anëtarëve të minoritetit dhe pakicave kombetare.

Miratimi përpara fillimit të një dialogu mbi ligjin e ri mbi procedurat e regjistrimit, të drejtat pronësore të anëtarëve të minoritetit grek dhe në përgjithësi zbatimin praktik të të gjitha të drejtave duke iu referuar Ligjit për Minoritetet e Shqipërisë përmes nxjerrjes së ligjeve në fuqi.

Shqipëria ka hartuar një project-ligj për regjistrimin e titujve të pronësisë, draft i cili shkaktoi shumë regaime veçanërisht për zonën e bregdetit të Jugut. Me kundërshtarë e brendshëm u bashkua edhe Greqia, që akuzoi qeverinë shqiptare se me këtë ligj po i heq të drejtën e pronës banorëve të Himarës, sipas saj minoritarë grekë.

Drafti u dërgua për konsultim në Komisionin e Venecias, ku mori të njëjtat kritika. Ekspertët e cilësuan atë si antikushtetues në disa pika dhe që zbatimi i tij do të shkelte të drejtat e njeriut.

Po ashtu, deri në anëtarësimin e plotë, sipas rezolutës, mes Shqipërisë dhe Greqisë duhet të jenë zgjidhur përfundimisht çështje të rëndësishme të mbetur pezull siç është ajo e përcaktimit të kufirit detar. Natyrisht, kjo rezolutë e Parlamentit Evropian do të ndikojë në zhvillimet e brendshme politike. Kjo për faktin se qeveria nuk duket e gatshme për të vazhduar me zbatimin e kushteve të BE-së.

Pas sinjaleve të lëshuara në distancë dhe përmes medias, diplomacia turke vihet në lëvizje drejtpërdrejtë për të mbështetur Shqipërinë në dialogun e vështirë me qeverinë greke për ndarjen e kufirit detar. Sipas informacioneve të marra nga burime diplomatike, ministri Çavusoglu zhvilloi edhe një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm shqiptar Gent Cakaj për këtë çështje.

Ministria e Jashtme Shqiptare nuk referon asgjë për këtë bisedë, por mediat turke flasin për këshillat e Ankarasë për Tiranën lidhur me kujdesin që duhet të tregojë në referimin e ishujve shkëmborë. Ditë më parë, ministri i Jashtëm turk paralajmëroi sërish palën shqiptare të ketë kujdes me rishikimin e marrëveshjes detare për kufirin në Jon me palën greke, pasi ata firmosën me italianët. Ishujt grekë, tha kryediplomati turk, nuk u përdorën si referencë nga Roma, prandaj kujdes me Barketën.

Artikulli i mëparshëmKujdes para se të aplikosh për Green Card: avokati amerikan sqaron qytetarët
Artikulli i radhësShqiptarja që më 23 qershor bëhet kryetare e Parlamentit të Lucernit