Frikë nga vala e dytë e COVID-19, Evropa synon të trajnojë ‘ushtrinë’ e mjekëve

0

Evropianët po i gëzohen lehtësimit gradual të bllokimit të koronavirusit, por në spitale tashmë janë duke u përgatitur për valën tjetër të infeksioneve.

Disa specialistë të kujdesit intensiv po përpiqen të punësojnë një staf më të përhershëm. Të tjerët dëshirojnë të krijojnë një “ushtri” rezervë të profesionistëve mjekësorë të gatshëm për t’u vendosur kudo që të jetë e nevojshme për të punuar në reparte me pacientë të sëmurë rëndë.

Vendet evropiane kanë dhënë kurse për mjekët, se si të merren me pacientët me COVID-19, dhe tani po shikojnë mënyrat për të aftësuar  personelin për të shmangur mungesat e punonjësve kryesorë nëse ekziston një valë e dytë e koronavirusit.

“Ne kemi nevojë për një ushtri të personelit shëndetësor,” tha Maurizio Cecconi, president i zgjedhur i Shoqatës Evropiane të Mjekësisë Intensive të Kujdesit (ESICM), e cila mbledh mjekë nga e gjithë bota, që punojnë në reparte me pacientë jashtëzakonisht të sëmurë.

Cecconi, i cili drejton departamentin e kujdesit intensiv në spitalin Humanitas në Milano, thotë se stafi mjekësor duhet të jetë më fleksibël në punën që ata bëjnë si dhe në lëvizje .

“Nëse ka një valë tjetër të madhe, ne duhet të jemi të përgatitur të dërgojmë mjekë dhe infermierë nga rajone të afërta brenda për brenda Italisë. Kjo nuk ndodhi aq shumë në valën e parë, “i tha ai Reuters.

Artikulli i mëparshëmU zhduk dhe u përdhunua në Kukës/ Flet babai i 20-vjeçares
Artikulli i radhësSpanja e vendos këtë javë se cilët turistë mund ta vizitojnë