Avokati i Popullit mbyll hetimin për deportimin e turkut Harun Çelik, të gjitha shkeljet e rënda

0

Institucioni i Avokatit të Popullit ka përpiluar një hetim të hollësishëm në lidhje me deportimin e shtetasit turk Harun Çalik nga vendi ynë në fillim të këtij viti.

Nga ky investigim u konstatuan shkelje të rënda si; mosmarrjen apo mos administrimin e kërkesës për azil të shtetasit H. Ç dhe mosrespektimin e parimit të moskthimit në vendin e origjinës;  nxjerrjen e urdhrit të dëbimit në kundërshtim me ligjin “Për të huajt”, si për sa i përket ekzistencës së shkakut të dëbimit, por edhe mënyrës së ekzekutimit të tij; mosrespektimin e procedurave dhe afateve të përcaktuara në ligj për mënyrën e ekzekutimit të këtij dëbimi; mosdhënien e mundësisë për ushtrimin e të drejtës së ankimit ndaj urdhrit të dëbimit.

Në përfundim të hetimit Avokati i Popullit i ka nisur një listë me rekomandime Policisë së Shtetit duke i kërkuar asaj të marrë masa për respektimin e të drejtave të të huajve në Republikën e Shqipërisë konform me konventat ndërkombëtare dhe legjislacionin vendas.

Avokati i Popullit ka konstatuar problematika në lidhje me procedurat e ndjekura dhe dokumentacionin e përpiluar nga autoritetet e Kufirit dhe Migracionit në Tiranë për rastin e deportimit të shtetasit turk Harun Çalik ndaj i ka rekomanduar Policisë së Shtetit të kryejë një analizë të hollësishme të tyre.

Po ashtu është kërkuar hartimin e një udhëzuesi që do të shërbejë për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të shtetasve të huaj në Republikën e Shqipërisë nga ana e Policisë së Shtetit.

Gjithashtu Avokati i Popullit ka tërhequr vëmendjen që situata të tilla si ajo me shtetasin turk Harun Çalik duhet të mos përsëriten në asnjë mënyrë në të ardhmen.

Kliko këtu: Hetimi i plotë

Artikulli i mëparshëmRritet sërish numri i të infektuarve me COVID-19, 52 raste të reja në 24 orë
Artikulli i radhës“S’është korona, kërcënimi më i madh, është mungesa e udhëheqjes globale”