
Sërish lajme të mira nga Italia ku vijon të ulet numri i viktimave nga Koronavirusi.
Sipas Mbrojtjes Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit, shteti apenin numëronv etëm 18 të vdekur, numri më i ulët që nga nisja e pandemisë.
Lajme të mira edhe sa i përket infektimeve të reja: vetëm 122 ku 62 raste janë vetëm në rajonin e Lombardisë, përcjell Syri.net.
Sa i përket testimeve, sot Italia ka kryer 40485 tamponë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1159 të shëruar duke e çuar numrin e përgjithshëm në 184585.
Me shifrat e sotme, numri total i të prekurve arrin në 238833, ndërsa ai i viktimave në 34675.
Buletini për të gjitha rajonet:
