Të vrarë nga nazistët/ Rivarrosen mbetjet e mbi 500 hebrenjve

0
Të vrarë nga nazistët/ Rivarrosen mbetjet mortore të mbi 500 hebrenjve

Mbetjet e më shumë se 500 burrave, grave dhe fëmijëve të ekzekutuar nga trupat naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore janë rivarrosur në rajonin veriperëndimor Novgorod të Rusisë, derisa vendi përkujton sulmin e Gjermanisë ndaj ish-Bashkimit Sovjetik.

Në ceremoninë e mbajtur më 22 qershor u shënua Dita e Kujtimit dhe Trishtimit në fshatin Zhestyanaya Gorka, ku mbetjet e qindra njerëzve u zbuluan vitin e kaluar, raporton Rel.

Muajin e kaluar, Komiteti Hetues i Rusisë filloi një hetim mbi “gjenocidin ndaj banorëve të rajoneve Novgorod dhe Pëskov”.

Më 22 qershor, të gjithë flamujt në territorin rus u ulën në gjysëm shtizë.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe një grup i veteranëve të Luftës së Dytë Botërore vendosën një kurorë në Varrin e Ushtarit të Panjohur afër murit të Kremlinit.

Ministria e Mbrojtjes tha se ushtarakët e Forcave të Armatosura Ruse në të gjitha njësitë ushtarake dhe objektet në të gjithë Rusinë mbajtën një minutë heshtje për të nderuar kujtimin e heronjve të luftës.

Numri i vdekjeve në ish-Bashkimin Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore ishte më i larti midis të gjitha vendeve të përfshira në luftë.

Sipas të dhënave zyrtare, ish-Bashkimi Sovjetik humbi rreth 27 milionë njerëz midis viteve 1941-1945. Sidoqoftë, disa ekspertë dhe historianë nuk pajtohen duke thënë se shifra është më e lartë.

Artikulli i mëparshëmArben Shehut drejt rrugës për të qënë kreu i KLSH-së. Komisioni i Ekonomisë voton pro
Artikulli i radhësMilan ndjek Europën pa Ibrahimovic: Fiorentina ngec në shtëpi me Brescia. Fiton edhe Juventus