Kendall Jenner erdhi me paraqitje seksi me stil të viteve ’50 për koleksionin e saj me Kylie Cosmetics.
Modelja, kohën e fundit bashkëpunoi me motrën e saj Kylie Jenner për një koleksionin e ri të Kylie Cosmetics.
Ajo pozoi me të brendshme sensuale në fushatën e viteve ’50, të cilën e ndau me ndjekësit të hënën në Instagram, duke promovuar koleksionin e produkteve të bukurisë “Kendall x Kylie”.
24-vjeçarja u shfaq gjysmë e zhveshur, ndërsa kishte rregulluar flokët me stil elegant.
Kendall më parë ka pozuar me motrën e vogël Kylie, 22 vjeç, në një tjetër xhirim seksi për bashkëpunimin e tyre.
Dyshja pozuan të përqafuara për fotosesionin e ri, ndërsa ky koleksion do të dalë të premten më 26 qershor.