Detaje e marrëveshjes së Arthur me Juventusin: 5 vite kontratë, 5 milionë euro pagë në vit

0

Arthur mund të konsiderohet një lojtar i Juventusit, ndërsa testet mjekësore te gjiganti italian pritet t’i kryejë të dielën.  

Në anë tjetër, pra te Barcelona pritet të shkojë Miralem Pjanic, ndërsa Juventusi pritet të paguajë 10 milionë euro.

Juve e kishte vendosur Arturin në krye të listës së tyre të dëshirave, për më tepër, konfirmohet edhe nga detajet kontratës.

Në fakt, ai do të vendos nënshkrimin e tij në një kontratë të gjatë: 5 vjet, apo deri më 30 qershor 2025.

Detajet e tjera të marrëveshjes midis Arthur dhe Juves janë zbuluar gjithashtu.

Gjatë aventurës së tij të re në Torino , lojtari aktual i Barcelonës do të marrë pagë prej 5 milionë euro në sezon, plus bonuset.

Paga mund të shkojë deri në 7 milionë euro.

Me pak fjalë, të gjitha janë kryer, ndërsa ka mbetur vetëm vizita mjekësore dhe zyrtarizimi i Arturin nga Juventusi.

Artikulli i mëparshëmÇfarë po përpiqet Trump të arrijë me zvogëlimin e numrit të forcave amerikane në Gjermani?
Artikulli i radhësMësuesja që urrente drogat vdes pasi merr kokainë për herë të parë – hetuesit britanikë japin detajet