“Është sprinti i fundit. Derbi dihet që nuk është një ndeshje e thjeshtë”. Emanuel Egbo është i kënaqur pas ndeshjes, ku mori një tjetër rikuperim nga të tijtë, por mbi të gjithë një pikë që e afron ndjeshëm me titullin: “Ishte një ndeshje që do shumë motivim dhe karikim – tha nigeriani -. Në vinim nga humbja me Kukësin dhe humbja me Bylisin në Kupë që kishte ndikuar në vetëbesimin e lojtarë. Duhet të jemi të kënaqur shyqyr Zotit barazuam në fund”.
Një barazim kur pothuaj shpresa ishte venitur, i ardhur vetëm në të 92, por që e fut tashmë teknikun nigerian në llogaritë e veta, pa patur nevojë për të parë ndeshjet e të tjerëve: “Ne kemi ndeshje në Kupë, pastaj do fillojmë të mendojmë për ndeshjet e kampionatit – vlerësoi Egbo pas derbit me Partizanin -. Nuk presim që të na dhurojnë pikët, ose të presim nga ekipet e tjera. Është në dorën tonë titulli. Do të futemi në fushë për t’i marrë ndeshjet një nga një. Në fund të kampionatit do t’i bëjmë llogaritë”.