‘Në Shqipëri ishin 3400 të sëmurë ditorë me infeksione respiratore në fund të janarit, tani janë 60’

0

Mjeku imazherist, Renato Osmënaj, i njohur për kritikat ndaj qeverisë për vendimin e saj për izolimin e vendit, ka komentuar shtimin e rasteve gjatë këtyre ditëve në një analizë në gazetën Mapo.

Ai thotë se në javën e fundit të janarit ka pasur rreth 3400 të sëmurë me infeksione respiratore në ditë, kurse tani janë rreth 60.

“Ishte një situatë e pritshme mbas izolimit total (për mua i pakuptimtë) për rreth 2 muaj pasi prej këtij izolimi u ndërpre zhvillimi normal i epidemisë gjë që solli si pasojë mungesën e normalitetit të kurbës.

Në këto momente kjo kurbë është pak më e fryrë në shifra por me stabilitet për fundin e saj (bishtin). Shtimi i numrit të rasteve ka ardhur si pasojë e mungesës së një strategjie eficiente dhe gabimeve të bëra në fazat e hapjes duke mos ndjekur me kritere specifike çdo fazë të hapjes së vendit.

Në javën e fundit të janarit kemi pasur rreth 3400 të sëmurë në ditë me infeksione respiratore sipas të dhënave të ISHP, ndërsa sot mund të jenë 60 të sëmurë nga infeksione respiratore relativisht të rënduara.

Gjatë hapjes së vendit burimi i parë i infeksionit u bënë Institucionet Shëndetësore dhe pas tyre administrata shtetërore. Në këto kushte, situata doli jashtë kontrollit të drejtuesve të Task-Forcës,” shprehet ai.

I pyetur se cila do ishte këshilla e tij në fillim të kësaj epidemie, ai thotë: “Ka modele të njohura të suksesshme që janë përdorur në të gjithë botën për parandalimin e kësaj pandemie. Modeli që u përdor te ne ishte një “copy paste” i shëmtuar dhe përveç kësaj tanket e nxjerra në rrugë ishin origjinalitet i kësajqeverie.

Kam propozuar që në fillim modelin izraelit, krijimin e imunitetit dhe paralelisht kujdesin dhe distancimin për moshat e treta. Ky virus është virus i ambienteve të mbyllura dhe kohës së zgjatur të ekspozimit gjë që e bën mjaft të dyshimte rolin e mjeteve mbrojtëse si maska, mbasi mendoj se ka më shumë efikasitet ajrosja e ambienteve të mbyllura. Faktet kanë treguar që edhe personat që kanë qenë striktë në rregullat e mbrojtjes personale (deri më të sofistikuarat si veshjet spitalore) përsëri janë kontaminuar”.

Artikulli i mëparshëmCovid 19/ Pse duhet ti kërkoni kamarierit ti heqë dorezat kur shkoni në kafe
Artikulli i radhësPamje të rënda/ Makina hyn mes turmës dhe shtyp për vdekje dy gra