“Don Balon” nuk ka dyshime: Antuan Grizman do të lerë shumë shpejt Barcelonën. Francezi nuk është aspak i lumtur në Katalonjë teksa marrëdhëniet e tij me Leo Mesin dhe trajnerin Setien nuk janë aspak të mira.
Ndaj “Don Balon” raporton se Grizman do të largohet drejt Torinos për të marrë vendin e Kristiano Ronaldos. Transferimi i tij mund të ndodhë që në këtë merkato, por gjasat janë më të mëdha verën e ardhshme.