Pamjet dramatike të kamerës të vendosur në trupin e oficerit të policisë së Ohio, në SHBA, tregojnë momentin dramatik kur ky i fundit i vjen në ndihmë vogëlushes 8-vjeçare, e cila kishte ngecur e bllokuar pranë një ujëvare, pasi niveli i ujit u rrit në mënyrë befasuese shumë shpejt – siç u shprehën dhe prindërit e vajzës.
Pamjet e gjestit vendimtar i policit, i cili hodhi një litar në drejtim të vajzës dhe e ngriti atë lart jashtë rrezikut, po bëjnë xhiron e botës.
Në video degjohet gjithashtu dhe momenti prekës kur vajza e trembur falenderon oficerin, i cili me siguri mund të thuhet se i shpëtoi jetën.